State Police large anti narcotics operation


English

The forces of Kruja police station in cooperation with Police Directorate of Durres region and in coordination with steering structures of State Police Directorate General have launched several raids these days to identify and destroy the cannabis sativa -planted plots in the areas of Kruja mountains and rough highland areas of Nikël Commune.


The cultivation of narcotic plants has been done in mountainous terrains, in wooded areas and far from inhabited zones.

During these days, police forces have enabled the identification and destroyed about 16254 narcotic plants. Terrene operation is been held in coordination with Special Team of Helicopters of RENEA.


Shqip

Forcat e Policisë së Komisariatit Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës dhe në koordinim me strukturat drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar këto ditë operacione policore në terren për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në zonat e Malësisë së Krujës dhe në zonat malore të Komunës Nikël.

Nga veprimet policore të deritanishme janë konstatuar se mbjellja e bimëve narkotike është bërë në terrene tepër të vështira malore, në vende të pyllëzuara dhe larg zonave të banuara, ku shkalla e vështirësisë për kryerjen e operacioneve policore është shumë e lartë.

Për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatrat Cudhi-Kam, Shqez, Mafsheq, Bruz-Zall, Kroi i Madh, Bret,  dhe në zonat Malore të Komunës Nikël, në fshatrat Mukje, Burja, Kurcaj, janë angazhuar mbi 200 forca policore të ndara në grupe, si dhe 32 automjete.

Vetëm gjatë këtyre ditëve të fundit, këta foca policore kanë bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin e 16254 bimëve narkotike, në zonat e sipërcituara. Operacioni në terren i strukturave policore po kryhet në koordinim me strukturat e Repartit Special të Helikopterëve RENEA, të cilët kryejnë kontrollin nga ajri të zonës dhe udhëzojnë lëvizjen në terren të forcave policore.
- Oculus News
Previous Post Next Post