Anti-narcotics operation in Shkodra, some 2300 cannabis plants destroyed until noon

English - The operation for detection and destruction of cannabis-planted plots in the area of Dukagjin, Shkodër, entered Sunday the fourth day with roughly 2300 cannabis sativa roots destroyed until noon.
Police structures of Shkodra Region Police Directorate and Rapid Intervention Forces, supported by RENEA and in coordination with the State Police have operated in Pog, Xhan, Kasnec and Kir villages. In this operation have been engaged 140 police forces and 13 vehacles.

From actual information from terrein police in the operation, 8 parcels of cannabis have been identified, on with were sown about 2300 plants of cannabis sativa. All of the drug have been destroyed by police.

The demolition of the drugs has been made after investigative operetions took place by judiciary police and crime experts.
Shqip - Operacioni për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në zonën e Dukagjinit, Shkodër, ka hyrë sot në ditën e katërt, ndërsa deri në mesditë raportohet se janë asgjësuar 2300 rrënjë cannabis sativa.

Strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetura nga Forcat Speciale RENEA dhe në koordinim me strukturat Drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar operacionin në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir. Në këtë operacion janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.

Duke vlerësuar të gjithë faktorët dhe rrethanat, në të cilat po kryhet ky operacion, të diktuar nga vështirësia e terrenit dhe largësia nga vendet e dislokimeve të përhershme të forcave policore, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të tyre, policia ka ngritur edhe nje kamping në zonën e operacionit, për dislokimin e përkohshëm të forcave deri në përfundim të operacionit.

Nga strukturat mbështetëse në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër në koordinim me ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kanë marrë të gjitha masat për furnizimin me ushqime dhe pajisje për fjete, për të gjithë forcat policore të angazhuara në këtë operacion, si dhe shpëerndarjen e ushqimit gjatë ditës në zonat e operimit të forcave policore.

Nga informacionet e deritanishme të marra, nga strukturat e policisë në terren, rezulton se janë identifikuar 8 parcela, në të cilat ishin mbjellë 2300 rrënjë bimë të dyshuar cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Asgjësimi i bimëve të dyshuar cannabis sativa është bërë pas përfundimit të veprimeve hetimore e proceduriale nga oficerët e policisë gjyqësore dhe ekspertët kriminalist.
- Oculus News

Previous Post Next Post