7 other people arrested for bank theft

The Prosecution of Tirana has asked the arrest of 7 other employees of the Bank of Albania, who are suspected of being involved in the theft scandal.

All arrested did the inventory in 2011, 2012, 2013 and has said that no money were missing from the bank. Those arrested are Fatbardha Gurthi, Mehdi Marku, Bahri Allushi, Emiljano Lamçe, Ilir Deda, Gentjan Jahja, Mehdi Marku. 

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 7 punonjësve të Bankës së Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit. Burime të Prokurorisë thanë për News 24 se urdhër ndalimet janë firmosur për ish-punonjësit e Bankës qendrore; Gentjan Jahja, Ilir Deda, Bahri Allushi, Fatbardha Gurthi, Emiljano Lamce, Mehdi Molla dhe Mehdi Marku, të cilit kishin detyrë të inventarizonin kartëmonedhat në Thesar.

Sipas Prokurorisë, përgjatë dy viteve të fundit, në raportet e tyre nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën “stok” dhe në arkën “në veprim”. Emrat e të dyshuarve dolën në dritë pas hetimit prej mëse një muaji, të skandalit të ndodhur në godinën “X” në Linzë, që mund të konsiderohet pa frikë si vjedhja e shekullit.

Skandali u zbulua pas vetëdenoncimit të ish-përgjegjësit të Arkës “Stok” Ardian Bitraj, i cili pranoi para eprorëve vjedhjen e 713 milionëve, çka bëri që më pas të kallëzohet nga Banka e Shqipërisë në prokurori bashkë me kolegen Mimoza Bruzia. Më herët prokuroria ka urdhëruar dhe arrestimin e 9 personave të tjerë, mes të cilëve ish-drejtorin e Thesarit, Dorian Çollaku, 6 ish-vartës të tij dhe nipin e Ardian Bitrajt.
- Oculus News

Previous Post Next Post